Hajdutët futen në shtëpinë e Theo Hernandez, gruaja dhe djali i tij mbeten të tronditur
Shtëpia e Theo Hernandez u grabit mbrëmjen e djeshme, ndërsa partnerja e tij Zoe Cristofoli dhe djali i tyre gjashtë muajsh ndodheshin në të.
Raportime të shumta në Itali pretendojnë se hajdutët hynë në shtëpinë e Theos në orën 21:00 me orën lokale mbrëmë, duke vjedhur disa sende me vlerë. Mbrojtësi kuqezi nuk ishte aty, ndryshe nga partnerja e tij dhe djali i tij Theo Junior.
Zoe Cristofoli ka mbetur në tronditje dhe është dëgjuar nga policia në përpjekje për të identifikuar bandën që hyri brenda. Autoritetet do të shikojnë gjithashtu pamjet e kamerave private të sigurisë, me shpresën për të kapur hajdutët.
Theo dhe familja e tij jetojnë në Cassano Magnago, një qytet në provincën e Varese, disa kilometra larg Milanos.
Reprezentuesi francez është vetëm lojtari i fundit i Serie A, viktima e vjedhjes. Dy javë më parë, hajdutët hynë në shtëpinë e yllit të Juventusit, Angel Di Maria në Torino, ndërsa Mady Camara i Romës iu vodh makina në kryeqytet javën e kaluar.