Hajdar Beqa: VV-ja po frikësohet se ish-krerët e UÇK-së mund të kthehen nga Haga

Hajdar Beqa: VV-ja po frikësohet se ish-krerët e UÇK-së mund të kthehen nga Haga

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po frikësohet se ish-krerët e UÇK-së mund të kthehen nga Haga në Kosovë ende pa filluar fushata.

“Ne po e shohim që njerëzit që nuk ia duan të mirën këtij vendi po më duket se po i shohin në ëndërr Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin që po kthehen dhe po frikësohen ende pa filluar fushata. Po i frikësohen ata të cilët janë sot produkt i Gjykatës Speciale që qeverisin me vendin se sikur mos të kishte ndodhur gjykata në Hagë nuk do të ishin në qeveri”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata”, në Tëvë1.

Ndryshe, të martën gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes, Hashim Thaçi theksoi se dy aktakuzat ndaj tij janë ngritur nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar pak para zgjedhjeve në Kosovë. Thaçi shtoi se nuk ka asnjë ambicie politike për ndonjë pozitë të caktuar në Kosovë.

Shpërndaje në: