Hajdar Beqa: Me zemër të thyer mora lajmin për humbjen e jetës së tre fëmijëve nga Jabllanica e Gjakovës

Hajdar Beqa: Me zemër të thyer mora lajmin për humbjen e jetës së tre fëmijëve nga Jabllanica e Gjakovës

Kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka reaguar pas vdekjes së tre të rinjvë në një objekt të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.

Beqa u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe gjithë që po e përjetojnë këtë dhimbje.

Postimi:

Me zemër të thyer mora lajmin për humbjen e tre fëmijëve nga Jabllanica e Gjakovës. Si bashkëqytetar, e ndiej thellësisht këtë dhimbje që ka prekur familjen dhe gjithë Gjakovën. Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë atyre që po e përjetojnë këtë dhimbje. U prehshin në paqe!

Shpërndaje në: