Hajdar Beqa e nis ditën me kryetarin e Zveçanit

Hajdar Beqa e nis ditën me kryetarin e Zveçanit

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa e ka nisur ditën me kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin.

“Sot e fillova ditën me një takim me Kryetarin e Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci, ku diskutuam rreth gjendjes aktuale në komunë, problemeve me të cilat po përballen qytetarët dhe sfidave që na presin përpara.
Është tejet inkurajuese të shohim përkushtimin dhe gatishmërinë e Kryetarit, si dhe të gjithë administratës komunale, për të punuar së bashku në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie” shkruan Beqa në njoftim.

Shpërndaje në: