Haiti: Kombëtarja e futbollit ndalet nga një bandë gangsterësh të armatosur

Haiti: Kombëtarja e futbollit ndalet nga një bandë gangsterësh të armatosur

Federata e Futbollit e Belizit ka shprehur “zhgënjimin dhe neverinë” e saj pasi autobusi që po çonte në hotel ekipin e saj kombëtar në Haiti u ndal nga një bandë e armatosur.

Incidenti ndodhi të hënën pak pasi skuadra kishte arritur në këtë shtet për kualifikimet e Kupës së Botës “Katari 2022”.

Policia që kishte shoqëruar ekipin u desh të negocionte me bandën për të lejuar që autobusi të vazhdonte rrugën për në hotel, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Kapiteni Deon McCauley e përshkroi incidentin si “moment të frikës së madhe”.

“Jam i lumtur që çdonjëri doli i sigurt dhe ju përgëzoj që qëndruat të guximshëm,” shtoi ai.

Një imazh i publikuar nga federata e shfaqte bandën me motorçikleta duke mbajtur maska dhe armë.

Kosova ka zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare pikërisht kundër Haitit, në një ndeshje që kishte përfunduar 0-0 në Fadil Vokrri. /Periskopi 

Shpërndaje në: