Hadergjonaj: Sido që të ndodhë, Xherdani do të mbetet miku im
Florent Hadergjonaj dikur ka luajtur në kombëtaren e Zvicrës, por për Kosovën luan që nga viti 2019.
Tani ai takohet me miqtë e vjetër Xherdan Shaqirin e Granit Xhakën, shkruan gazeta zvicerane “Blik”, përcjellë Periskopi.
Në një prononcim për media, Florent Hadergjonaj tregoi se e ka mik të ngushtë Xherdan Shaqirin dhe pavarësisht se çfarë do të ndodh në këtë ndeshje ata do të mbesin miq.
“Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe jemi miq për një kohë të gjatë”, shpjegon mbrojtësi i Kosovës.
“Ne i kemi shkruar njëri-tjetrit edhe më parë – por çfarëdo që të ndodhë në këtë lojë, nuk do ta ndryshojë miqësinë tonë”, u shpreh ai.