Hadërgjonaj: Iu kemi tregu popullit kosovar se mund ta mundim çdo kombëtare

Hadërgjonaj: Iu kemi tregu popullit kosovar se mund ta mundim çdo kombëtare

Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.

Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.

Florent Hadërgjonaj pas ndeshjes ka treguar edhe emocionet e kësaj ndeshje, përcjell Periskopi.

“Me pas fitu ish kanë më tepër se e veçantë, ndjenjë shumë e veçantë sepse jam rritë këtu. Me lujt kundër Zvicrës shumë e veçantë”.

“Kemi tregu kualitet dhe e kemi dhënë maksimumin. Me pas grupin sa më kualitativ rruga jonë bëhet më e lehtë. Shpresoj se do të ngritemi edhe më lart.”

Hadërgjonaj ka komentuar edhe gabimin e portierit Aro Muric, në golin e dytë.

“Goli ishte një gabim individual, ishte pafat dhe duhet të zgjidhet në këto situata. Aro doli nga gola, por nuk do ta marrim ne negativitet. Këto 90 minuta kemi tregu veten dhe iu kemi tregu popullit kosovar se mund ta mundim cdo kombëtare”, u shpreh Hadërgjonaj.

Shpërndaje në: