Haalandi i pandalshëm me Dortmundin por i heshtur si nata me Norvegjinë – deklasohet nga Turqia

Haalandi i pandalshëm me Dortmundin por i heshtur si nata me Norvegjinë – deklasohet nga Turqia

Norvegjia e Erling Haalandit është deklasuar 3-0 si nikoqire e Turqisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G, kualifikues për Kupën e Botës.

Turqit, në formë brilante, triumfuan me rezultat 3-0, falë golave nga Tufan 4′, 59′ dhe Soyuncu 28′, shkruan Periskopi.

Sulmuesi sensacional i Borussia Dortmund, Haaland luajti për 83 minuta para së të zëvendësohej, por dështoi përsëri të shënonte.

Kujtojmë se Norvegjia nga minuta e 80-të luajti me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Thorstvedt. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: