Haaland tek City? Pep Guardiola: Klubi na ka thënë të mos flasim
Erling Haaland prej kohësh është lidhur me një transferim tek skuadra e Manchester City por në garë për të janë edhe Real Madridi.
Sulmuesi norvegjez duket se është shumë afër që nga vera t’i fillojë stërvitjet nën urdhërat e trajnerit spanjoll, Guardiola, shkruan Periskopi.
Ai në një konferencë për media tha se nuk mund të flas asgjë për këtë ngjarje pasi klubi i ka urdhëruar ata të mos flasin.
“Sinqerisht, do të doja të flisja (qesh), por nuk mund të them asgjë, ata [klubet] kërkuan që të mos flasim për këto çështje. Të gjithë e dinë situatën, ka implikime ligjore. Kemi kohë për të folur. Nuk është se nuk dua…”, tha ai.
“Dortmundi dhe City më thanë të mos them asgjë derisa të finalizohet”, shtoi ai.
Gjithashtu dje u raportua se lojtari tashmë kishte kryer teste mjekësore në Belgjikë.