Haaland pritet të firmos një kontratë të çmendur me një kompani të madhe

Haaland pritet të firmos një kontratë të çmendur me një kompani të madhe

Erling Haaland po përgatitet të nënshkruajë një kontratë të re dhe të maje.Sulmuesi i Manchester Cityt ka përmbushur pritshmëritë deri më tani këtë sezon me 33 gola në 33 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Sponsorizimi sportiv i Haaland me Nike përfundoi më 31 dhjetor dhe që atëherë norvegjezi ka qenë i lirë të përdorë çdo markë atletesh në ndeshjet e tij.

Sipas The Athletic, Haaland është një hap larg rinovimit të kontratës së tij me kompainë e Amerikës së Veriut, pasi u tundua nga kolosët e tjerë si Adidas apo Puma.

Me sa duket, rinovimi i Haaland do të bëhet për një shumë të madhe vjetore. Informacionet flasin për një kontratë prej 23 milionë eurosh në vit, kontratë që do ta vendosë atë ndër më të paguarit e markës.

Adidas ka Messin si një ikonë të padiskutueshme dhe Puma vazhdon me Neymar. Nike, duke mbajtur Haaland, do të krijojë një dyshe të fortë me Kylian Mbappé.

Shpërndaje në: