Haaland i pasionuar në vetura të shtrenjta, shkon në stërvitje me ‘bishën’ që kushton 320 mijë euro

Haaland i pasionuar në vetura të shtrenjta, shkon në stërvitje me ‘bishën’ që kushton 320 mijë euro

Erling Haaland ka pas një sezon fenomenal, gjatë të cilit ka thyer disa rekorde dhe norvegjezi përveç lojërave të shkëlqyera në fushë, tërheq vëmendjen me stilin e tij.

Këtë herë ai u paraqit në seancën stërvitore të Manchester Cityt me një veturë të re Rolls Royce Cullinan, e cila vetëm pa asnjë shtesë kushton rreth 320 mijë euro.

Por kjo është vetëm një nga “bishat” në koleksionin e tij mbresëlënës, shkruan The Sun.

Haaland ka në pronësi një Audi RS 6 Avant, si dhe një Range Rover Sport, që të dyja kushtojnë 140 mijë euro.

Është interesant fakti se gjatë kohës që ishte në Dortmund, Haaland ka vozitur një Mercedes AMG GLE Coupe paksa “më modest”, vlera e të cilit llogaritet rreth 100 mijë euro.

Këto janë, të paktën, veturat me të cilat norvegjezi ka dalë në publik deri më tani.

Shpërndaje në: