Haaland e mban Cityn në lojë për titullin e Premierligës

Haaland e mban Cityn në lojë për titullin e Premierligës

Manchester City ka regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe vazhdon të mbajë hapin me liderin e Premierligës, Arsenalin.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti fitore të lehtë sot ndaj Wolvesit, në kuadër të javës së 21-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” përfundoi me rezultatin 3:0.

Të tre golat e fitores për kampionët në fuqi u shënuan nga Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez, që kompletoi het-trikun e tij të katërt këtë sezon, shënoi në minutat 40, 49 dhe 54.

Manchester City pas kësaj fitore ka 45 pikë, vetëm dy më pak se Arsenali. Por, “Topçinjtë” momentalisht kanë dy ndeshje më pak.

Wolvesi ndodhet në pozitën e 17-të me 17 pikë të grumbulluara.

Shpërndaje në: