Haaland-Chelsea: Fabrizio Romano zbulon zhvillimin e bujshëm

Haaland-Chelsea: Fabrizio Romano zbulon zhvillimin e bujshëm

Chelsea ka qenë definitivisht klubi më insistues për Erling Haalandin këtë verë.

Manchester United, Manchester City dhe Real Madridi janë konsideruar si destinacione potenciale tjera, por janë londinezët ata që kanë shprehur gatishmëri më të madhe, transmeton Periskopi.

Më herët sot, u raportua se Borussia Dortmundi ka refuzuar ofertën e parë nga Londra, me Chelsean që thuhet se kishte përfshirë edhe Tammy Abrahamin apo Callum Hudson Odoin në marrëveshje.

Sidoqoftë, gazetari më prestigjioz i futbollit në botë, Fabrizio Romano thotë se Chelsea ende nuk ka bërë ofertë zyrtare dhe se BVB është e hapur për shitje nëse vjen ndonjë ‘ofertë e çmendur’.

”Borussia Dortmundi nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare ende për Haalandin. BVB është në dijeni për interesimin e Chelseat, pozita e saj është e qartë: ‘ai qëndron, nëse nuk vjen ndonjë ofertë e çmendur’,” ka shkruar fillimisht Romano.

”Nëse Haaland qëndron, gara për të do të hapet për shumë klube verën e ardhshme – klauzola liruese 75 milionë euro.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: