Guvernatori i Teksasit uron Kosovën për pavarësi: Lidhja midis Teksasit dhe Kosovës është unike
![Guvernatori i Teksasit uron Kosovën për pavarësi: Lidhja midis Teksasit dhe Kosovës është unike](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/359C5916-F309-4A18-BDBA-496CD3E38ADD-397x300.jpeg)
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka uruar Republikën e Kosovës për 17-vejtorin e shpalljes se pavarësisë.
Në mesazhin e tij për 17 shkurtin, ai ka theksuar bashkëpunimin në mes të dy vendeve.
Sipas tij, Kosova dhe ShBA-ja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike.
“Lidhja midis Teksasit dhe Kosovës është unike, e forcuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit” ka vlerësuar Abbott.
Ndër të tjera, Abbott është shprehur krenar për raportet në mes të dy vendeve.
“Kombet tona janë të lidhura përmes respektit të ndërsjellë për historitë dhe traditat tona të pasura, dhe ne jemi krenarë për marrëdhënien e rëndësishme që ndajmë me Kosovën”, ka theksuar ai.