Guri i LDK’së pasi Peci pezulloi grantin për dajën e Pacollit: Ne si LDK nuk do të ndalemi
Kryetari i forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri ka reaguar pasi ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pezulluar grantin prej 100 mijë eurove për dajën e Fitore Pacollit të VV’së, shkruan Periskopi.
Sipas tij kjo e dëshmon se aty ka hajni dhe se duhet t’i kthehen paret e vjedhura popullit cent më cent.
Postimi i plotë:
Kjo është një fitore e vogël në rrugën e gjatë të kthimit të drejtësisë dhe dinjitetit të institucioneve tona.
Pezullimi i grantit për dajën e Fitorës nga Faton Peci, e dëshmon që aty ka HAJNI, e vërteton krejt atë që e kemi fol gjatë ksaj kohe. Pervec pezullimit, hapi tjeter duhet të jetë ANULIMI.
Hajde tash mas dajës anuloja edhe vllaut të Fitorës.
Ne si LDK nuk do të ndalemi dhe do ti shkojmë deri nfund kësaj pune. Ktheni paret që i keni vjedhë CENT MË CENT.