Guri i LDK-së: Motra e Salih Zybës është pranuar në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë

Guri i LDK-së: Motra e Salih Zybës është pranuar në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Paris Guri ka deklaruar se motra e deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba është pranuar në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë, shkruan Periskopi.

Përmes një video në profilin e tij në Facebook, Guri tha se në konkurs kishin aplikuar 73 persona.

“Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajët, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër.Me grante e me punësime. Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë. Një nga një. Deri te i fundit”, tha Guri mes tjerash.

 

Postimi i plotë:

Nga 73 aplikime në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë, gjeni se kush është pranuar.
Motra e Salih Zybes, po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në Ministrinë e Albulena Haxhiut. Në Ministrinë e Drejtësisë.
Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajët, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër.Me grante e me punësime.
Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë. Një nga një. Deri te i fundit.

Shpërndaje në: