Gucati: Pak shpresë që Thaçi të lejohet nga Specialja të marrë pjesë në varrimin e babait

Gucati: Pak shpresë që Thaçi të lejohet nga Specialja të marrë pjesë në varrimin e babait

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë që ish-presidenti Hashim Thaçi të mos lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.

Gucati tha në Tv Dukagjini se ka pak shpresa që Gjykata Speciale do të miratojë një leje të tillë, duke pasur parasysh praktikat e mëparshme ndaj të akuzuarve të tjerë.

“Me keqardhje po them se pak shpresoj që kjo gjykatë do ta lejojë [Thaçin] të marrë pjesë në varrim. Duke e parë me mu çka ka ndodhur, me zotin Kadri Veseli dhe të tjerët. Kemi edhe rastin (e Nasim) Haradinajt, ku i ka vdekur vëllai dhe nuk ka mundur të vij në varrim”.

“Shpresoj shumë që ta lejojnë me ardh, por pak jam duke besuar. Jam në kontakt me vëllain e Thaçit, Idrizin, ata janë në koordinim me mbrojtësit e zotit Thaçi, por ende nuk ka një lajm deri në këto momente se a do të lirohet zoti Thaçi. Mua më ka lejuar dy ditë pasi ma ka vdekur baba, ashtu edhe zotin Veseli pas dy ditësh e ka lejuar”, ka thënë Gucati.

 

Shpërndaje në: