Guardiola zbulon se sa kohë do të mungojë Erling Haaland për shkak të lëndimit

Guardiola zbulon se sa kohë do të mungojë Erling Haaland për shkak të lëndimit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka dhënë një përditësim për dëmtimin e Erling Haaland pas fitores 1-0 ndaj Leicester Cityt.

Sulmuesi norvegjez u lënduan në takimin e rundit të pesët në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit që u mbyll me barazim pa gola, shkruan Periskopi.

Për lëndimin e sulmuesit, Haaland ka folur edhe vetë Guardiola ku tregon shkallën e dëmtimit se për sa ndeshje mund të mungojë norvegjezi.

“Ai ka dëmtim të ligamenteve. Ai ndihet më mirë, ne kemi edhe një javë,” tha shefi i Cityt për BBC Sport.

“Ai nuk do të luajë kundër Sevillas sepse ne tashmë jemi kualifikuar dhe shpresojmë se kundër Fulhamit ai mund të na ndihmojë.

“Nëse jo, ai mund të luajë kundër Chelseat në Carabao Cup [më 9 nëntor]”, tha Guardiola.

Shpërndaje në: