Guardiola: UEFA dhe FIFA po i “vrasin” lojtarët

Guardiola: UEFA dhe FIFA po i “vrasin” lojtarët

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka deklaruar se UEFA dhe FIFA janë duke i “vrarë” lojtarët me qasjen e tyre mbingarkuese.

Guardiola u pyet për “rrotacionin” e tij që po bën me lojtarët e Manchester Cityt.

Por, spanjolli tregoi se këtë gjë e ka të detyrueshme pasi nuk ka zgjidhje tjetër sepse agjenda e ndeshjeve është tejet e ngjeshur.

“UEFA dhe FIFA po vrasin lotjarët dhe kjo është shumë”, tha ai.

“Nuk kemi pasur as një ditë pushim në mesjavë që nga fillimi i sezonit! Ata janë njerëz jo makina”, shtoi ai.

“Arsyeja përse unë bëj rrotacion është sepse kemi shumë lojtarë të mirë në skuadër dhe unë nuk i lë ata që të luajnë aq shumë e të shpenzohen”, tha spanjolli.

“Disa nga ta duan të luajnë çdo ditë, por është e pamundur me këtë kalendar, nëse nuk bëni rrotacion nuk mund të fitoni dhe nuk mund të jeni në pozitën tonë ku jemi tani”, tha Guardiola.

“Normalisht që dëshiroj që të luajnë në mënyrë perfektë, por asnjë lojtar nuk mund të luajë as fizikisht as mentalisht me këtë dinamikë kaq të madhe. Është e pamundur”, përfundoi Pep Guardiola.

Shpërndaje në: