Guardiola thotë se nuk kanë nevojë për lojtarë të rinj

Guardiola thotë se nuk kanë nevojë për lojtarë të rinj

Teksa jemi pranë nisjes së merkatos së janarit, shumë klube janë duke bërë llogaritë e tyre, për të gjetur lojtarët kyç, që do të çojnë në përmbushjen e qëllimeve të tyre.

Mirëpo, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola foli në një deklaratë për shtyp në prag të ndeshjes me Leeds, ku ceku dhe temën e transferimeve, teksa tha se asnjë transferim nuk do të bëhet në merkaton e janarit.

“Unë nuk mendoj se do të nënshkruajmë me askënd, mendoj se do të përfundojmë kështu. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por që kur mbërrita në Abu Dhabi bashkë me Drejtorin Sportiv dhe të gjithë të tjerët, nuk kishte asnjë emër në tryezë”,- u shpreh Guardiola.

Shpërndaje në: