Guardiola s’ka dyshime: Dua të vazhdoj me Cityn dhe të kthehemi në Champions vitin tjetër

Guardiola s’ka dyshime: Dua të vazhdoj me Cityn dhe të kthehemi në Champions vitin tjetër

Manchester City u eliminua nga Liga e Kampionëve pas një humbjeje të thellë nga Real Madridi në “Santiago Bernabeu”, 1:3.

Pas formës së dobët të ekipit në këtë edicion po spekulohet gjithnjë e më shumë për një largim të mundshëm të trajnerit Pep Guardiola.

Mirëpo, spanjolli insiston se nuk e ka ndërmend të lëviz nga “Etihad Stadium”.

Madje, po mendon qysh tash për sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse është pyetja e duhur në këtë moment. Për ta fituar Ligën e Kampionëve fillimisht duhet të kualifikohesh dhe më pas të përballesh me krejt rrugëtimin. Ishim me fat që morëm pjesë në këtë kompeticion për shumë vite, ta fitonim një herë dhe të arrinim në finale. Në këtë vit nuk kemi qenë mjaftueshëm afër, të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen”, deklaroi Guardiola për “TNT Sport”.

Që prej se Guardiola ka zbarkuar në Angli, Manchester City nuk ka qenë më në krizë.

Shpërndaje në: