Guardiola: Po ua zbuloj një sekret për Agueron

Guardiola: Po ua zbuloj një sekret për Agueron

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola ishte shumë i emocionuar në ndeshjen e fundit të Premierligës ku edhe njoftoi për largimin e sulmuesit Sergio Aguero.

Përveç se deklaroi i përlotur se Aguero do të jetë i pazëvendësueshëm në skuadrën e tij, Pep zbuloi edhe skuadrën në të cilën ai do ta vazhdojë karrierën, përcjell KosovaPress.

Ai zbuloi se Aguero po shkon te Barcelona, klub të cilin e ka quajtur “të zemrës sime”

“Do të zbuloj një sekret. Agüero është afër arritjes së një marrëveshje me klubin e zemrës sime, Barcelonën. Ai do të luajë përkrah lojtarit më të mirë në botë, Leo Messin. Jam i sigurt se ai do ta shijojë atë dhe do ta bëjë Barçën time më të fortë

Shpërndaje në: