Guardiola për thashethemet Sterling-Barcelona: Nuk di asgjë, por nuk do t’iu tregoja edhe po të dija

Guardiola për thashethemet Sterling-Barcelona: Nuk di asgjë, por nuk do t’iu tregoja edhe po të dija

Pep Guardiola është pyetur për situatën e Raheem Sterling.

Thashetheme të shumta e lidhin yllin anglez me një kalim të mundshëm te  skuadra e Barcelonës, por për këto nuk ka ndonjë njohuri Pep Guardiola.

Trajneri spanjoll ka thënë se nuk ia ka idenë për një interesim të mundshëm, por shtoi se edhe po të dinte diçka nuk do ta ndante me mediet.

“Sinqerisht, nuk ia kam idenë. Nuk di asgjë”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.

“Por, jo se do t’iu tregoja edhe po të dija. Nëse Barcelona janë të interesuar në ndonjë nga lojtarët tanë, jam i bindur se mund ta marrin. Barca vazhdon të jetë atraktive, më shumë sesa atraktive”, shtoi Pep.

“Barca mund të përdor mediet për të influencuar blerjet. Kjo është gjëja rreth Barcelonës; Ata mund të bëjnë çfarëdo që duan, mirë apo keq”, ishin fjalët e ish trajnerit të Barcës. /Periskopi/

Shpërndaje në: