Guardiola nuk e lavdëron Haalandin për golin e parë: Ka nevojë për më shumë ritëm
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur në lidhje me golin e Erling Haaland.
Gjatë ditës së sotme Haaland bëri debutimin e tij me Manchester City.
Ai arriti të shënojë dhe me atë gol e fitoi ndeshjen për ekipin e tij të ri.
Pas ndeshjet Guardiola e komentoi golin e sulmuesit norvegjez, duke thënë se shënoi gol të rëndësishëm, por ka ka nevojë për më shumë ritëm dhe kohë.
“Ai shënoi një gol që është i rëndësishëm, këto lloj golash para portierit – ai është gjithmonë aty
“Minutat e para, ai ka nevojë për më shumë ritëm dhe kohë, por tashmë ai kishte 45 minuta që është mirë për të.
Pasi të kthehemi, kemi javë të gjata për t’u përgatitur çdo ndeshje të fundjavës. Në ato dy ose tre javë ne do të marrim formën më të mirë”, tha trajneri i Man City.
Haaland sezonin që po vije pritet të shkëlqejë me kampionin anglez.