Guardiola: Nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve, duhet ta mposhtësh Realin
Manchester City e siguroi mbrëmë kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e eliminoi në çerekfinale Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Kjo nënkupton se “Citizens” do të kenë punë përsëri me Real Madridin në gjysmëfinale, nga i cili u eliminuan vitin e kaluar në dy ndeshjet që zgjatën në total 210 minuta dhe ku u shënuan 11 gola.
Sipas tij, presioni duhet të bie tek Reali, ndërsa shton se, nëse dëshiron ta fitosh trofeun e Championsit, gjithsesi fillimisht duhet ta mposhtësh gjigantin madrilen.
“Krejt klubet e kanë atë ndjenjën që, nëse dëshiron ta fitosh Ligën e Kampionëve, duhet ta mposhtësh Real Madridin. Më përpara ishte Barça e tash është Reali”, deklaroi Guardiola për “Sport”.
Kampionët e Anglisë do ta kërkojnë hakmarrjen këtë vit ndaj madrilenëve për të shkuar në finale të Championsit.
Në gjysmëfinalen tjetër do të ballafaqohen dy skuadrat italiane, Milan dhe Inter.