Guardiola: Mbrëmë i kam humbur 10 vjet jetë
Një ndeshje më e komplikuar se që e tregon rezultati.
Manchester City e mposhti Bayern Munichun me rezultat 3:0 mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, trajneri Pep Guardiola thotë se ka humbur shumë energji, jo vetëm skuadra e tij.
“Nuk ishte e lehtë aspak. Emocionalisht jam i shkatërruar, i kam humbur 10 vjet të jetës. Tash më duhet të pushoj, e kemi një ditë pushim dhe duhet të përgatitemi për lojën me Leicesterin. Do të shkojmë në Munich për ta shënuar një gol dhe për ta fituar lojën, e jo për ta mbrojtur rezultatin tonë”, deklaroi trajneri spanjoll.
Man City e bëri një hap gjigant drejt kualifikimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por këtë do ta konfirmojë veç pas lojës së kthimit në “Allianz Arena”, ku spanjolli do të rikthehet si kundërshtar pasi më parë e kishte drejtuar gjigantin bavarez.