Guardiola jep lajmin e fundit për lëndimin e Erling Haaland, çfarë po ndodh me të?
Pep Guardiola thotë se Erling Haaland është në rrugën e duhur për t’u rikthyer kundër Fulhamit të shtunën.
Sulmuesi norvegjez humbi fitoren e së shtunës në Leicester për shkak të një dëmtimi në këmbë – dhe nuk do të përballet me Sevillan në Etihad të mërkurën mbrëma, shkruan Periskopi.
Kur Man city e ka siguruar tashmë kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, Guardiola e sheh sit ë arsyeshme që sulmuesi i tij të pushojë deri të shtunën.
“Për të mërkurën, ai nuk është në dispozicion.
“Ai ndihet më mirë çdo ditë – të dielën, të hënën – ndihet më mirë, por ende nuk është në 100 për qindsh.
“Ne nuk duam të rrezikojmë, nuk ka kuptim. Shpresojmë që ta kemi kundër Fulhamit”, tha tekniku i Cityt.