Guardiola i përgjigjet ashpër Evras: Ku e kishe personalitetin kur të shkatërruam në finale
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, iu është kundërpërgjigjur legjendave të Manchester United, Patrice Evra dhe Dimitar Berbatov pas ngritjes së dilemave ndaj aftësisë së tij si menaxher, me trajnerin spanjoll që rikujtoi shkatërrimin që Barcelona, ish-ekipi i tij, ia kishte shkaktuar atyre në Champions League, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.
Të dy, si Evra dhe Berbatov ishin pjesë e United në finalen e humbur të vitit 2009, teksa “Djajtë e Kuqë” kishin humbur finalen e njejtë edhe në vitin 2011.
Pas daljes së City nga Champions League pas kolapsit së papritur kundër Real Madrid, Evra deklaroi se Guardiola nuk është në gjendje “të stërvisë lojtarë me personalitet”, si dhe pretendoi se lojtarët shkojnë atje vetëm për para.
“Karakteri dhe personaliteti i njejtë që humbi në Mardid ishte ai që ne e kemi pasur gjatë viteve të fundit. Lojtarët specialistë si Berbatov, Seedorf dhe Evra nuk ishin atje. Unë kam luajtur kundër tyre dhe nuk e kam parë këtë lloj të personalitetit kur ne e shkatërruam United në finale të Champions League”, tha ai.
“Personalitet është ajo se çka kemi bërë në pesë vitet e fundit çdo tri ditë në të gjitha kompeticionet. Ndoshta Liverpool do t’i fitojë të gjithë katër titujt ose ndoshta vetëm një prej tyre, por unë nuk do të them se ata nuk kanë karakter apo personalitet”, shtoi strategu spanjoll. /Periskopi/