Guardiola flet para përballjes me Bayernin në Champions, këto janë fjalët e tij
Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e parë e çerekfinales e Ligës së Kampionëve mes Man Cityt dhe Bayernit.
Para kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola ku tha se ndihet mirë që do të luajë ndaj një klubi elitar siç është Bayerni, shkruan Periskopi.
Ai tha se do të mundohen të dalin me rezultat të mirë nga takimi i parë që në Mynih të shkojnë më të relaksuar.
“Është një nder të jem këtu duke luajtur kundër një klubi elitar si Bayern Munich, i lumtur që je këtu, duhet ta meritosh dhe të luash mirë. Ne do të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë nesër për ta çuar në Mynih”, tha Guardiola.
Pep Guardiola: “It’s an honour to be here playing against an elite club like Bayern Munich, happy to be here, you have to deserve it and play good. We’ll try to get a good result tomorrow to take to Munich” #UCL pic.twitter.com/4mzycCL7S3
— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) April 10, 2023