Guardiola flet para ndeshjes me Atleticon: Do të bëjë taktika të çmendura, po i mendoj
Nesër me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Man Cityt dhe Atletico Madridit, duel ky në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Para kësaj ndeshje ka folur edhe trajneri i Man Cityt, Pep Guardiola i cili tha se nesër do të futet me një taktik krejtësisht tjetër nga ajo që kemi mundur ta shohim, shkruan Periskopi.
“Mendoj shumë, prandaj kam rezultate shumë të mira në CL. Do të ishte e mërzitshme nëse do të luaja gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Nëse njerëzit mendojnë se unë luaj të njëjtën gjë kundër Atletico-s dhe Liverpool-it, nuk më pëlqen”.
“Lëvizjet janë të ndryshme, lojtarët janë të gjithë të ndryshëm me personalitete të ndryshme. Prandaj mendoj dhe krijoj taktika budallaqe. Sonte marr një frymëzim dhe nesër do të bëj taktika të jashtëzakonshme. Nesër luajmë me 12!”, tha ai.