Guardiola e konfirmon rikthimin e Haaland: Ai është gati për lojë
Erling Haaland është rikuperuar dhe është opsion për ndeshjen e Manchester Cityt në Southampton, e planifikuar për në orën 18:30 të së shtunës, duke llogaritur për xhiron e 30-të të Premier League.
Konfirmimin e ka dhënë Pep Guardiola në një konferencë për shtyp.
“Ai u stërvit shumë mirë në dy ditët e fundit, kështu që është gati të luajë”, zbuloi ai.
Manchester City do të përballet me Southampton për herë të tretë këtë sezon.