Guardiola e konfirmon largimin e Zinchenkos drejt Arsenalit, ky pritet të jetë zëvendësimi i ukrainasit

Guardiola e konfirmon largimin e Zinchenkos drejt Arsenalit, ky pritet të jetë zëvendësimi i ukrainasit

Pas transferimit të sulmuesit Gabriel Jesus nga Manchester City, skuadra e Arsenalit si duket nuk do të ndalet vetëm me yllin brazilian, pasi që është shumë afër ta bëjë zyrtare edhe një transferim tjetër nga kampioni anglez.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Oleksandr Zinchenko, për të cilin thuhet se Arsenali e Manchester City veçse kanë një marrëveshje, përcjell KosovaPress.

Këtë gjë e ka konfirmuar tani edhe vetë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili tregoi që mbrojtësi ukrainas do të jetë lojtar i Arsenalit.

“Ai është duke u transferuar te Arsenali”, tha Guardiola.

Tani, kjo gjë nënkupton që City do ta zëvendësoj Zinchenkon me çdo kusht këtë verë, ku sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, kampioni anglez veçse e ka gjetur zëvendësimin ideal të ukrainasit.

Sipas Romanos, City do të hap zyrtarisht bisedimet me skuadrën e Brightonit për mbrojtësin Marc Cucurella, pasi që tanimë marrëveshja për kushtet personale është arritur me lojtarin.

Cucurella ka qenë vazhdimisht prioriteti i Guardiolas këtë verë, dhe krerët e Cityt do të provojnë që ta transferojnë sa më shpejt mbrojtësin spanjoll, pas shitjes së Zinchenkos.

Shpërndaje në: