Guardiola duke zbërthyer taktikat gjeniale të Chelseat në vetëm 37 sekonda, është kënaqësi të shikohet

Guardiola duke zbërthyer taktikat gjeniale të Chelseat në vetëm 37 sekonda, është kënaqësi të shikohet

Pep Guardiola është magjistar me taktika.

Trajneri i Manchester Cityt është atje lart me më të mirët kur vjen puna në përgatitjen e skuadrës në aspektin strategjik, planin e ndeshjes dhe formacionin që sigurojnë trofetë më të rëndësishëm të sportit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, duhet thënë se titulli i Champions Leagues i ka munguar atij në dekadën e fundit, duke dështuar ta sigurojë atë me skuadra si Bayern Munich dhe Manchester City.

Por kjo mund të ndryshojë sot, teksa ‘Qytetarët’ luajnë finalen e tretë tërë angleze në histori të Champions Leagues, me Thomas Tuchelin dhe Chelsean që ka për kundërshtar.

Tuchel e kishte mposhtur Guardiolan 2-1 në FA Cup këtë sezon, por a do të vazhdojë kjo formë edhe në finalen e Portos.

Epo, kemi arsye të besojmë se Guardiola do të shpenzojë më shumë energji se kurrë për të nxjerr më të mirën nga Tuchel dhe të sigurohet që City ta fitojë trofeun e shumë pritur,

Dhe duket se Guardiola është më i njohur me taktikat e Tuchelit se të kujtdo tjetër, bazuar në klipin fascinues 36 sekondësh ku trajneri i Cityt me shpejtësi impresive zbërthen pse Chelsea po luan futboll kaq të bukur.

Shikoni më poshtë videon, teksa nëse vazhdoni të lëvizni edhe më poshtë, Periskopi sjellë për ju përkthimin e monologut të spanjollit.

”Pse Chelsea luan kaq mirë… sepse ata kanë tre mbrojtës qëndrorë që luajnë afër njëri-tjetrit, dy mesfushorët defanzivë, të cilët lëvizin të koordinuar dhe janë afër, gjithçka është afër, sulmuesi dhe dy të tjerët në sulm janë kaq, kaq afër,” tha Guardiola për ‘BT Sport’.

”Distancat janë kaq të ngushta, dhe në të njëjtn kohë ato janë aq të hapura me mbrojtësit anësorë. Ata janë të mirë me topin prapa.

”Për këtë ju nuk mund të jeni afër sepse ata ju shtyejnë në krahë dhe kanë shumë futbollistë të mirë në mes. Për këtë është shumë e vështirë të përballesh me skuadrat që e duan topin dhe dëshirojnë të luajnë me topin. Ne jemi munduar ta bëjmë që nga dita e parë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: