Guardiola: Do të kishte dyshime nëse nuk do përsëritej shorti

Guardiola: Do të kishte dyshime nëse nuk do përsëritej shorti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka reaguar lidhur me shortin e Ligës së Kampionëve.

Guardiola ka mbështetur UEFA-n, e cila vendosi për përsëritjen e shortit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, kjo për shkak të gabimeve teknike.

Trajneri spanjoll deklaroi se nëse nuk do të përsëritej atëherë do të ishte gabim.

“Dëshironi një vlerësim për shortin? Ajo do të ndodhë përsëri. Është e drejtë. Ishte nje gabim. Këto gjëra mund të ndodhin edhe me menaxherët, lojtarët dhe UEFA-n. Është e drejtë. Do të ishte gabim të mos përsëritej, do të kishte dyshime”, theksoi Guardiola.

Manchester City do të përballet me skuadrën portugeze, Sporting Lisbon.

Shpërndaje në: