Guardiola arrin marrëveshje me Cityn për rinovimin e kontratës

Guardiola arrin marrëveshje me Cityn për rinovimin e kontratës

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së tij me “Citizens”.

Kontrata e tij me Cityn ishte deri në vitin 2023, kurse siç raportojnë mediat britanike, Guardiola ka arritur marrëveshje për ta vazhduar kontratën deri në vitin 2025.

“The Sun” raporton se Guardiola do të nënshkruajë kontratë të re që do e mbajë atë në Etihad Stadium deri në vitin 2025 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Kujtojmë që pak ditë më parë edhe rivali i Guardiolas, Jurgen Klopp rinovoi kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2026.

Shpërndaje në: