Grupmoshat e reja në xhudo, gjashtë medalje për Kosovën
Dje u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grupmoshat U12, U14, U16, U21.
Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.
Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grupmoshen U21.
Të gjithë fituan medalje, ku 4 ishin të arta, një i argjendtë dhe një i bronztë.Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.
Dardan Cena -73 kg – i artë
Anes Veseli -100 kg – i artë
Fatjona Kasapi -57kg – e artë
Dëbora Gjakova -63 kg – e artë
Muhamedin Veseli -66 kg – i argjendtë
Rios Kuka +100 kg – i bronztë