Grupi i gjakut ndikon në personalitetin tuaj

Grupi i gjakut ndikon në personalitetin tuaj

Më tregoni se cilit grup gjaku i përkisni dhe do t’ju tregoj se si ndikon në personalitetin tuaj. Në shumë kultura të botës, veçanërisht në Japoni, mendohet se lloji i gjakut i një personi mund të ndikojë në personalitetin e tij. A jeni kurioz të dini se çfarë thotë për ju, lloji i gjakut? Sipas studimeve të ndryshme, grupi i gjakut ndikon në besimet, zakonet dhe mënyrën e të qenit. Atëherë, cilit grup gjaku i përkisni?

Grupi A

Ju jeni personi i cili kujdeset që gjithçka të jetë perfekte. Kur merreni me diçka, përpiqeni ta bëni atë pavarësisht se çfarë ndodh. Ju punoni mirë në ekip, edhe nëse nganjëherë ju kushton pak për të deleguar disa aktivitete, sepse ju dëshironi që ato të bëhen pikërisht ashtu siç e keni në mendje. Edhe pse perfeksionizmi çon në rezultate të mëdha, ndonjëherë ju përfundoni me probleme shëndetësore. Ankthi i arritjes së qëllimit mund t’ju bëjë të kaloni shumë kohë në punë dhe të lini pak kohë për veten tuaj.

Grupi 0

Ju jeni kurioz nga natyra. Gjithmonë doni të dini se çfarë po ndodh me të tjerët. Por shikoni! Kjo nuk do të thotë që jeni një tip që ndërhyni. Thjesht, ju pëlqen të dëgjoni, të mësoni histori, të kuptoni njerëzit. Kjo është arsyeja pse ju jeni bujarë. Gjithmonë e dini kur dikush po kalon një kohë të vështirë dhe përpiqeni ta ndihmoni.

Ju gjithashtu jeni të interesuar për të mësuar gjëra të reja gjatë gjithë kohës, madje edhe në zona që nuk janë tuajat. Çdo gjë që përfshin njohuri të reja, e shihni si një mundësi. Megjithatë, kur jeni të bindur për diçka, është shumë e vështirë të ndryshoni mendim.

Grupi AB

Ju doni gjithçka rreth artit, në çdo formë. Aq shumë sa që e sillni atë pasion në jetën tuaj, gjë që mund t’ju bëjë pak të paparashikueshëm para të tjerëve. Por nuk ka rëndësi për ju: jeta është punë dhe ju jeni artisti. Ju jeni një shpirt i lirë, dhe ju pëlqen të formësoni gjërat në stilin tuaj dhe nuk lejoni askënd të vendosë për ju. Ky entuziazëm ju bën pak misteriozë, nuk i hapeni shumë të tjerëve sepse ndiheni më të sigurt në universin tuaj.

Grupi B

Besoni në aftësitë tuaja personale dhe gjithmonë vini bast mbi to. Besimi që keni në vetvete ju bën një person të gëzuar, të thjeshtë dhe transparent. Ju nuk keni asgjë për të fshehur: ju jeni ata që jeni dhe jeni krenarë për atë që jeni. Kjo siguri i bën të tjerët t’ju shohin si një person egoist por nuk jeni. Ju thjesht duhet t’i jepni përparësi qëllimeve tuaja, sepse e dini se duke u përqendruar në mendimet tuaja do të çoni në përmbushjen e tyre. Për njerëzit që vërtetë kanë rëndësi, ju jeni të gatshëm të bëni çdo gjë.

Shpërndaje në: