Grupi i Ballkanit kryesohet tashmë nga Cluj, rumunët kanë mposhtur Slavia Prague
Ka përfunduar ndeshja mes Cluj dhe Slavia Pragës, dy rivalëve brenda grupit të skuadrës së Ballkanit.
Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0, me skuadrën nga Rumania që arriti të marrë fitoren në këtë takim.
Tashmë, rumunët janë në vendin e parë, me 7 pikë sa kanë grumbullar pas katër ndeshjeve. Ballkani e zhvillon pas pak ndeshjes e radhës ndaj Sivasspor, atje ku skuadra kosovare kërkon vetëm fitoren, duke krijuar më pas një diferencë me dy skuadrat e tjera prej 3 pikësh, Slavia Pragën dhe Sivassporin.