Grupi i hakerëve Fancy Bear sulmon Malin e Zi
Kompania për siguri kibernetike FireEye ka bërë të ditur se gjatë disa muajve të fundit janë regjistruar sulme të fuqishme kibernetike kundër Malit të Zi.
Për sulmet në fjalë dyshohet të qëndrojë grupi i njohur i hakerëve APT28, i njohur me emrat Fancy Bear, Tsar Team, Pawn Storm dhe shumë të tjerë.
Qëllim i sulmeve ishte vjedhja e dokumenteve për takimin e NATO-s dhe shndërrimin e tyre në të dhëna malicioze për t’i përhapur më vonë përmes postës elektronike, transmeton KosovaPress.
Për shndërrimin e dokumenteve në të dhëna malicioze grupi i hakerëve ka përdorur aplikacionin e çuditshëm Gamefish, të cilin firmat tjera për siguri e quajnë Sednit ose Sofacy.
Nuk është bërë e ditur se në ç’ masë sulmet e grupit të hakerëve APT28, përkatësisht Fancy Bear kanë ndikuar në sistemet kompjuterike në Mal të Zi, por ato gjithsesi sulmet mund të ndërlidhen me hyrjen e Malit të Zi në NATO.