Grupi “Besa Besë” thirrje qytetarëve: Bojkotoni produktet serbe
Grupi “Besa Besë”, ka bërë thirrje për bojkotim të produkteve serbe.
Thirrja e tyre ka ardhur pas ndryshimit të masës së Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe, të cilat tash mund të hyjnë në Kosovë për me kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës.
Në një komunikatë për media ky grup ka thënë se ka parë me shqetësim vendim e Qeverisë së Kosovës, për heqjen e kufizimit për mallrat serbe në Merdarë.
“Ne i lusim të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë opinionin që të bojkotojmë produktet serbe. Askush më shumë se qytetarët e Kosovës brez pas brezi se kanë vuajtur nënshkrimin dhe torturën që u bë ndaj popullatës shqiptare, pasojat e asaj torture të regjimit të Milloshoviqit i kanë vuajtur gjenerata të tëra. Prandaj, s’ka vendim qeveritare as forcë politike më të madhe se vendimi qytetarë. Qytetarët dashur, atdheu është i Juaji, prandaj vendosni që t’i bojkoton produktet serbe”, thuhet në komunikatën e grupit“Besa Besë”.