Gruaja tregon se si humbi 20 kilogramë, pa hequr dorë nga brumërat

Gruaja tregon se si humbi 20 kilogramë, pa hequr dorë nga brumërat

Një grua 24-vjeçare, pesha e së cilës u përshkallëzua pasi pati një diete jo të shëndetshme, ka humbur më shumë se 20 kilogramë pasi rregulloi stilin e jetës së saj.

Samantha Frigo, nga Melburni i Australisë, ra në 91,4 kilogramë pasi hoqi dorë nga ushqimet e skuqura dhe pijet e gazuara, transmeton lajmi.net.

Derisa punonte si menaxhere e një pijetoreje, 24-vjeçarja tha se ajo hante ushqime nga pijetorja çdo ditë për drekë, gjë që e bëri të shtonte peshë.

Por, e vendosur për të humbur peshë, Samanta zëvendësoi ushqimet jo të shëndetshme me proteina, fruta dhe perime.

Përpara se të fitonte shumë peshë, Samanta tha se ishte një person sportiv dhe kryente aktivitete fizike shpeshherë.

“Unë menaxhoj në pijetore ku të gjitha vaktet ushqimore janë falas. Ishte më lirë dhe më lehtë të haje aty. Nuk ishte një ide e mirë të vazhdoja me këtë ritëm”, tha ajo për Daily Mail Australia.

Aktualisht, ajo shkon në palestër pesë herë në ditë.

Shpërndaje në: