Gruaja rrah burrin dhe fëmijët – policia e arreston

Në komunën e Istogut është raportuar se gruaja ka rrahur burrin dhe fëmijët e saj, shkruan Periskopi.
Siç thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë, e dyshuar është arrestuar dhe u dërgua në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE & KEQTRAJTIM I FËMIJËVE
Istog 18.03.2025 – 13:00. Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.