Gruaja që bartte infeksione: Paniku popullor që i kushtoi me karantinë të përjetshme

Gruaja që bartte infeksione: Paniku popullor që i kushtoi me karantinë të përjetshme

Meri Mellën [Mary Mallon] bëri që të ndodhnin disa përhapje infeksionesh në Nju Jork [New York] në fillim të shekullit 20 – dhe disa besojnë se ajo paragjykohej.

Meri Mellën ishte një super-shpërndarje sëmundje para se termi të ekzistonte, një mbajtëse sëmundjesh aq e njohur sa madje edhe mori nofkën: Tifoidja Meri.

Kjo grua nuk kishte pasur asnjë simptomë por ishte infektuar me tifoid dhe kishte bërë që të shpërthenin disa epidemi në New York [Nju Jork] në fillim të shekullit 20.

Ajo ishte një kuzhiniere në familje të pasura, dhe në çdo vend ku kishte shkuar pas e ndiqte edhe infeksioni bakterial, duke sëmurë familje pas familjeje, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Në vitin 1907, një hulumtues mjekësor e ndoqi dhe e kuptoi se Meri bartte viruse, gjë që çoi në vendosjen e saj të detyruar në karantinë për krejt pjesën e mbetur të jetës në North Brother Island, një vend kontrolli në Lumin Lindor të Nju Jorkut.

Ajo vdiq në vitin 1938, në moshën 69 vjeçare, e përgojuar nga populli si “gruaja më e rrezikshme në Amerikë”, pacienti zero që duhej të izolohej e mbyllej, një e burgosur de fakto, deri në vdekje.

Ekspertët e sotëm e marrin Mellënin, emigranten irlandeze, si një viktimë të histerisë publike dhe të hileve zyrtare, një grua që nuk e bëri asnjë krim por që përfundoi e burgosur dhe e dehumanizuar si një metaforë për sëmundjet ngjitëse.

“Është tepër e zorshme për amerikanët që janë shëndosh e mirë që ta mendojnë veten në rolin e tyre liritë dhe të drejtat e të cilëve kërcënohen në përpjekje për të mbrojtur shëndetin e komunitetit,” tha Judith Leavitt, historiane, në librin e saj kushtuar kësaj gruaje.

Mellëni kishte lindur në vitin 1869 në Kukstaun [Cookstown], Kaunti Tajron [County Tyrone]. Ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara si tinejxherë dhe prej vitit 1900 filloi të punonte si kuzhiniere për familjet e pasura të Nju Jorkut.

Mallon, gruaja e parë me shikim nga kamera

Një model i përhapjes së sëmundjes doli në shesh. Punëdhënësit e saj dhe anëtarët e stafit të brendshëm ishin sëmurë – disa me tifoid, disa në mënyrë fatale – ndërsa Mellëni, e zënë me punët e kuzhinës, mbeste e shëndosh. Pasi nuk dinte se kishte infeksion, ajo do të lëvizte nga njëra familje te tjetra.

Në vitin 1906, ajo do të gatuante për familjen e bankierit Çarls Henri Uarrën [Charles Henry Warren]. Kur gjashtë nga njëmbëdhjetë njerëzit në familje u sëmurën, pronarët e punësuan Gjorgj Soperin [George Soper] që të hetonte rastin.

Nga ky investigim doli se shtatë nga tetë familjet në të cilat ajo kishte punuar ishin infektuar, dhe kështu Mellëni u arrestua nga pesë policë duke mos pranuar që t’i nënshtrohej testeve. Zyrtari që u desh të ulej në ambulancë me e krahasoi atë me një luan të zemëruar.

Pas tri vitesh, në vitin 1910, ajo ishte liruar me kushtin që të mos gatuante më. Dhe ajo ishte kthyer në shoqëri duke punuar në lavanderi, por pagesa ishte aq e dobët sa asaj iu desh ta ndërronte emrin në Meri Braun [Mary Brown] që të vazhdonte punën si kuzhiniere. Shpërtheu një tjetër tifoid në vitin 1915.

Dhe, kjo kishte bërë që ajo të vendosej në karantinë për krejt pjesën e mbetur të jetës. Ajo lidhej me dhjetëra njerëz të infektuar dhe me tri vdekje. Thashethemet pretendonin se ajo kishte infektuar mijëra vetë. /Periskopi

Shpërndaje në: