Gruaja nga Kosova lind fëmijë në moshën 49-vjeçare

Gruaja nga Kosova lind fëmijë në moshën 49-vjeçare

Gruaja nga Kosova 49-vjeçare mbeti shtatzënë në moshën 49-vjeçare, por kjo nuk e pengoi të lind një fëmijë të shëndosh. Rastin e nënës së shtyrë në moshë e ka treguar mjekja e saj, Dr. Drita Kabashi për Gazetën Shneta.

Kabashi tregon se pacientja ishte paraqitur për vizitë në javën e 18-të me shtatzëni të paplanifikuar. Mjekja ka treguar se pacientes i kishte rekomanduar Testin Nifty për të konfirmuar gjendjen shëndetësore të foshnjës.

“Në këtë moshë, rreziku për të lindur një fëmijë me sindromin Down është shumë i lartë. Por pas analizës së Nifty-Testit i cili del në përmasat normale, lind një fëmijë shumë të shëndoshë”, ka treguar mjekja.

Por çfarë është Testi Nifty dhe për cilat gra rekomandohet të bëhet?

Gjinekologia Drita Kabashi thotë se gratë nuk e harrojnë kurrë momentin kur kuptojnë se në trupin e tyre po rritet një jetë e re. Por ky moment sipas saj bart në vete edhe frikë e përgjegjësi tek nëna.

“Frika është më e theksuar në fillim të shtatzënisë, veçanërisht në tre muajt e parë. Shumë e rëndësishme gjatë kësaj periudhe janë ekzaminimet e rregullta mjekësore për të identifikuar parregullsi të mundshme në zhvillimin e fëmijës. Një nga ekzaminimet më të zakonshme është matja e translucensës nuhale”.

“Sidoqoftë, pasi kjo nuk është shumë e saktë, atëherë gjithnjë e më shpesh po detyrohemi të zgjedhim, kuptohet se bashku me prindër, testin jo-invaziv NIFTY, i cili konsiderohet të jetë zgjedhja më e sigurt dhe më e saktë midis testeve invazive: Cordocenteza, Amniocenteza, Embryoskopi dhe Fetoskopi”, shpjegon doktoresha Kabashi.

Gjinekologia tregon se NIFTY-Test  është një test joinvaziv prenatal i cili zbulon rrezikun e ekzistencës të sindromit Down dhe anomalitë tjera kromozomale më të zakonshme të fetusit, të shkaktuar nga një tepricë apo mangësi të materialit gjenetik të ADN-së së foshnjës.

Ajo thotë se ky test rekomandohet për gratë me moshë mbi 35-vjeçare, gratë të cilat kanë lindur fëmijë me defekte gjenetike ose që kanë një familjar të afërm, dhe gratë të cilat kanë analizat e double Test që tregojnë rrezikshmërinë e lartë.

Për të kryer testin Nifty nevojitet vetëm një mostër e vogël e gjakut të nënës (10ml), dhe mund të bëhet nga java e 10-të e shtatzënisë. Rezultatet merren brenda 6 deri në 8 ditë. Testi Nifty ka shkallë shumë më të lartë të saktësisë se sa testet tradicionale (double, triple), dhe në dallim me procedurat invazive si amniocenteza, nuk ka rrezik për nënën dhe fëmijën.

Para kryerjes së testeve jo-invazive prenatale, është e nevojshme që të konsultoheni me gjinekologun tuaj për çdo lloj rreziku, diagnoze, trajtimi dhe/ose probleme të tjera të mundshme shëndetësore.

Cilat sëmundje apo çrregullime i detekton Nifty?

NIFTY™ kryen skriningun për tre sëmundjet më të zakonshme të cilat rezultojnë si pasojë e trisomive të kromozomeve: sindromi Down, sindromi Edwards dhe sindromi Patau. Studimet e pavarura të validimit, duke përfshirë edhe studimin mbi përdorimin e testit NIFTY në praktikën klinike, në të cilin kanë marrë pjesë mbi 147.000 gra, tregoi se shkalla e saktësisë në zbulimin e këtyre sëmundjeve është më e madhe se 99%.

Testi Nifty Plus mundëson testimin edhe të trisomive tjera, aneuploiditë e kromozomeve të gjinisë si dhe ndryshimet strukturore të kromozomeve – mikrodelecionet. Mbani mend, është e rëndësishme që të konsultoheni me gjinekologun tuaj para kryerjes së ndonjë testi gjenetik në mënyrë që të jeni të sigurtë që të kuptoni plotësisht sëmundjet për të cilat realizohet testi.

 

 

Shpërndaje në: