Gruaja e varur pas ngrënies së pudrës rrëfehet për maninë e saj

Gruaja e varur pas ngrënies së pudrës rrëfehet për maninë e saj

Një grua është rrëfyer në lidhje me varësinë e saj për të ngrënë pudër talk. Ajo është në gjendje të hajë 200 g nga pudra në ditë.

Lisa Anderson, 44-vjeçare, filloi të hante pudër përpara 15 vitesh, periudhë kjo gjatë së cilës, siç shpjegon ajo, ndjeu një dëshirë të pashpjegueshme për të bërë diçka të tillë, njofton Daily Mail.

Dëshira për pudër u intensifikua dhe, tash, nëna e pesë fëmijëve e pranon se ha pudrën e saj të preferuar ‘Johnson’s Baby’ çdo 30 minuta, duke e vendosur atë në dorë

Madje, ajo thotë se detyrohet të zgjohet edhe natën që të vazhdojë maninë e saj për pudrën.

Ajo ka filluar të marr të marr tretman mjekësor, derisa mjekët e kanë diagnostikuar me sindromin e picës.

Një çrregullim i tillë karakterizohet me një dëshirë të pashpjegueshme për të ngrënë gjëra jo-ushqimore, të ngjashme me bojën, pluhurin dhe papastërtinë.

Shpërndaje në: