Gruaja 24 vjeçe më e re i lindë vajzë kryeministrit britanik
Bashkëshortja e Kryeministrit Boris Johnson të Britanisë së Madhe, Carrie, e ka lindur fëmijët e shtatë të kryeministrit – një vajzë.
Zonja Johnson, 33 vjeçe, u pa duke hyrë në një spital të Londrës me maskë në fytyrë dhe e shoqëruar nga një truprojë.
Kryeministri gjithashtu u pa duke hyrë në spital, i shoqëruar nga dy policë, shkruan Daily Mail.
Vajza e vogël është fëmija i dytë i Johnsonit me bashkëshorten e tanishme, pasi një djalë u lindi në prill të vitit 2020.
Një zëdhënëse e çiftit përmes një deklarate tha: “Kryeministri dhe zonja Johnson me kënaqësi njoftojnë për lindjen e një foshnje të shëndoshë të gjinisë femërore në një spital të Londrës sot më herët. Nëna dhe vajza janë shumë mirë. Çifti do të donte që ta falënderonte ekipin e mrekullueshëm të maternitetit për kujdesin dhe përkrahjen e tyre”.
Lajmi për lindjen e vajzës Johnsonit i erdhi në një kohë me ngatërresa në punë për shkak të kundërshtimit të masave të reja kufizuese dhe reagimet për një video ku punëtorët qeveritarë shihen duke u tallur me një ndejë në kohën e izolimit.