Grimca fantazmë do të ndryshojë mënyrën se si e shohim universin, thonë shkencëtarët

Periskopi.com SOK

Një grimcë e vogël dhe e çuditshme e dërguar nga një pjesë e thellë e hapësirës mund të zgjidhë disa nga misteret më të çuditshme të universit, raporton Independent, përcjell Periskopi.

Grimca e vogël, subatomike dhe në dukje si fantazmë është nxjerrë nga një galaksi tepër energjike katër miliardë vjet larg nesh. Ajo mund të gjithë misterin shekullor se prej kah vijnë rrezet enigmatike kozmike, dhe të ofrojnë një mënyrë krejt të re se si e shohim kozmosin.

Grimca misterioze erdhi te shkencëtarët prej kushteve më ekstreme në univers, dhe do t’iu japë atyre një mënyë joparalele prë të parë ato rajone shumë intriguese, transmeton Periskopi.

Si zbulimi i valëve gravitacionale më 2016, ky zbulim mund t’iu japë shkencëtarëve një mënyrë krejt të re për të parë pjesët më të thella të universit.

Shkencëtarët kanë qenë mjaft të çuditur nga rrezet kozmike që kur ato u zbuluan para më shumë se një shekulli. Megjithë numrin e madh të tyre fuqisë së jashtëzakonshme, ka mbetur e paqartë se prej kah kanë ardhur ato./Periskopi

Shpërndaje në: