Grim në plazh? Nëse po, ja pesë hapa për të arritur një dukje perfekte dhe natyrale
Nëse keni vendosur të grimoheni gjatë kohës kur jeni në plazh, ju rekomandojmë që të aplikoni një grim sa më natyral dhe të lehtë, pasi që grimi i tepërt përveq se nuk është në trend, mund edhe ta dëmtoj lëkurën tuaj gjatë ekspozimit në diell.
Ja pesë hapa se si të dukeni bukur dhe natyrale:
Së pari duhet ta pastroni fytyrën dhe të vendosni krem mbrojtës kundër diellit.
Aplikoni korrektor për të fshehur qeskat e zeza nën sy dhe shenjat tjera që mund të keni në fytyrë.
Aplikoni një hije të lehtë me ngjyrë natyrale në sy për ti vënë ata në pah, pastaj mund ti lyeni edhe qerpikët me një maskarë rezistuese ndaj ujit.
Vendosni bronzer në mollëza, ballë dhe nofulla për t’i dhënë strukturë fytyrës suaj.
Lyeni buzët me një ngjyrë sa më të lehtë dhe natyrale.
Ky grim aplikohet për shumë pak minuta, duke i’u dhënë një pamje shumë të bukur dhe natyrale.