Griezmann regjistroi ndeshjen numër 100 me fanellën e Barcelonës
Antoine Griezmann ka regjistruar sot ndeshjen e 100-të jubilare me fanellën e Barcelonës.
Ylli francez, Antoine Griezmann, ka qenë startues sonte kundër Real Sociedad, në ndeshjen që Barcelona e luajti në ‘Camp Nou’.
Kjo ndeshje ishte jubilare për francezin, i cili tashmë me fanellën ‘Blaugrana’ numëron 100 paraqitje, përcjel l Periskopi.
Nga këto 100 ndeshje, Griezmann ka luajtur 78 herë në La Liga dhe 16 herë në Champions League, përcjellë me 9 ndeshje në Kupën e Mbretit dhe 3 në Superkupën e Spanjës.
Griezmann, në ndeshjen e 100-të mori tri pikë të vlefshme për skuadrën e tij, në xhiron e parë të edicionit të ri në La Liga. /Periskopi/