Griezmann dhe Dembele detyrohen të kërkojnë falje pasi u tallën brutalisht me stafin aziatik të hotelit

Griezmann dhe Dembele detyrohen të kërkojnë falje pasi u tallën brutalisht me stafin aziatik të hotelit

Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele e kanë gjetur veten në ‘ujë të nxehtë’ në ditët e fundit.

Një video u publikua javën e kaluar ku shihet dyshja franceze duke u tallur me stafin aziatik të hotelit, transmeton Periskopi.

Besohet se teknikët po mundoheshin të zgjidhnin një problem teknologjik në dhomën e hotelit ku ata po qëndronin.

Dembele mund të dëgjohet duke thënë: ”Gjithë këto fytyra të shëmtuara, vetëm që të luash PES [Pro Evolution Soccer], a nuk je i turpëruar?”

Ai shton: ”Çfarë lloj gjuhe është kjo?” dhe ”a jeni të avancuar teknologjikisht në vendin tuaj apo jo?”

Të dy, Griezmann dhe Dembele tash kanë kërkuar falje pasi videoja ka shkuar viral.

Dembele shkroi në Instagram, të hënën mbrëma: ”Përshëndetje të gjithëve. Në kohët e fundit, një video private nga 2019 ka qenë duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale. Është një skenë në Japoni.

”Ka mundur të ndodhte kudo në planet. Do të kisha përdorur të njëjtat shprehje. Nuk po targetoja ndonjë racë apo komunitet.

”Nganjëherë përdori këto shprehje në privat, me miqtë e mi, pa marrë parasysh origjinën. Videoja është tash publike… ju prezantoj kërkim faljen më të sinqertë.”

Derisa Griezmann shkroi: ”Gjithmonë kam luftuar kundër çfarëdo lloj diskriminimi. Në ditët e fundit, njerëz të veçantë duan të më bëjnë dikush që nuk jam. Refuzoj fuqishëm akuzat kundër meje dhe kërkoj falje nëse i kam ofenduar miqtë e mi japonezë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: